Kasami priti ambasadorin e Francës Christophe Le Rigoleur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 20:46

Kasami priti ambasadorin e Francës Christophe Le Rigoleur

Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur. Gjatë takimit, u diskutuan tema të shumta që prekin gjendjen aktuale dhe zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe Ambasadës Franceze.

Një nga temat kyçe që u trajtua ishte rëndësia e mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore komunale të Tetovës. Gjuha frënge ka qenë një prioritet në arsimimin e fëmijëve të Tetovës për shumë vite, dhe të dyja palët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të kësaj tradite të pasur kulturore. Ambasadori Le Rigoleur shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur përpjekjet e komunës në avancimin e mësimdhënies së gjuhës frënge, duke nënvizuar rëndësinë e saj jo vetëm për arsimin, por edhe për zhvillimin kulturor dhe ndërkombëtar të qytetit.

Kryetari Kasami theksoi përvojat pozitive të deritanishme të bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, duke vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe duke shprehur interes për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?