Katër sulmuesit që mund të zëvendësojnë Havertzin tek Arsenali

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shkurt, 2025 08:33

Katër sulmuesit që mund të zëvendësojnë Havertzin tek Arsenali

Arsenali po ballafaqohet me mundësinë për të luajtur në vazhdim të sezonit në Ligën Premier pa një sulmues qëndror pas lëndimit të rëndë të Kai Havertz. 

Raportimet sugjerojnë se reprezentuesi gjerman do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit, duke lënë Mikel Artetan pa sulmues pas lëndimit të Gabriel Jesus në janar. 

‘Topçinjtë’ kishin shprehur interesimin e tyre për transferimin e një sulmuesi gjatë janarit, por dështuan që të arrijnë ndonjë marrëveshje. Marrëveshjet për Alexander Isak dhe Benjamin Sesko nuk ishin asnjëherë të mundura në mes të sezonit, teksa klubi u refuzua nga Aston Villa pas ofertës për Ollie Ëatkins. 

Sidoqoftë, Arsenali mund të fokusohet në tregun e lojtarëve pa kontrata për të nënshkruar me ndonjërin prej tyre përkohësisht. 

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk është në kulmin e karrierës, këta janë katër veteranët tek të cilët Arsenali mund të kthejë sytë.

1. Diego Costa

Costa ka shënuar tetë gola në 26 ndeshje në të gjitha garat vitin e kaluar, por problemet me lëndime bën që ai të largohet nga Gremio. 

Gjatë kohës sa ishte pjesë e Chelseat, ai shënoi 59 gola në 120 paraqitje duke ndihmuar ata të shpallen kampion dy herë.

2. Mariano Diaz

Sulmuesi nga Republika Dominikane ka mbetur pa klub qysh prej fundit të sezonit të kaluar pasi dështoi të shënojë në 13 paraqitje në të gjitha garat.

3. Maxi Gomez

Opsioni më i ri në moshë me vetëm 28 vjet mbi supe, Maxi Gomez ka mbetur pa klub që prej largimit nga Trabzonspor verën e kaluar. 

Gomez kishte shënuar shtatë gola në 34 ndeshje në sezonin 2022/2023 për klubin turk. 

4. Ëissam Ben Yedder

Ëissam Ben Yedder është me shumë mundësi opsioni më i mirë nga të lartpërmendurit pasi ka shënuar 20 gola në të gjitha garat për Monacon sezonin e kaluar. 

Në total, 34-vjeçari ka shënuar 282 gola në 555 paraqitje, duke përfshirë 118 në 201 ndeshje gjatë pesë sezoneve tek Monaco.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shkurt, 2025 08:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?