Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka komentuar debatin rreth rolit të Joshua Kimmich në kombëtaren e Gjermanisë, duke theksuar se kjo çështje nuk ndikon te Bayerni.
Kompany tha se, sipas tij, ndikimi është në drejtim të kundërt: ajo që ndodh në nivel klubesh ndikon te kombëtarja, jo anasjelltas.
“Unë përpiqem të qëndroj larg këtyre debateve të vogla. Nuk mendoj se ajo që ndodh te kombëtarja ndikon te Bayerni. Mendoj se është e kundërta, kombëtarja ndikohet nga ajo që ndodh në klub”, deklaroi Kompany.
Debati për Kimmich është rindezur pasi ai nuk ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë në ndeshjet ndaj Serbisë dhe Greqisë, ndërsa te Bayerni vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm në mesfushë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Tetor, 2026 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.