Kina pezullon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappén, francezi kërkon falje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Tetor, 2026 19:47

Kina pezullon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappén, francezi kërkon falje

Televizioni shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle dhe të takimeve që përfshijnë Kylian Mbappén, pas polemikës së krijuar nga komentet e futbollistit francez.

Sipas agjencisë së lajmeve EFE, vendimi u raportua nga mediumi kinez The Paper dhe përfshin edhe heqjen e reklamave dhe videove me imazhin e sulmuesit të Real Madridit.

Polemika nisi pasi Mbappé foli për një fotografi humoristike që e krahasonte me ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun. Komentet e tij shkaktuan reagime në Kinë, ndërsa disa kompani kineze ndërprenë bashkëpunimin tregtar me futbollistin.

Pas reagimeve, Mbappé publikoi një kërkimfalje zyrtare, duke pranuar se komenti i tij ishte i pamenduar mirë dhe se kishte lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën.

“Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij. Më vjen sinqerisht keq”, deklaroi francezi.

Edhe drejtuesit e La Ligës kanë kërkuar falje dhe kanë bërë të ditur se po punojnë me partnerët në Kinë për të zgjidhur situatën.

Flaka

67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Tetor, 2026 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut