Klekovski: Në FSSHM është punuar në mënyrë joligjore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 18:51

Klekovski: Në FSSHM është punuar në mënyrë joligjore

Sapo të përfundojnë kontrollet, të gjitha pretendimet për keqpërdorime në institucionet publike shëndetësore do t’i dorëzojmë në MPB dhe në Policinë Financiare, shkruan Alsat.

Kështu paralajmëroi drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Ai tha se do të kërkohet përgjegjësi për punën e paligjshme.

“Për fat të keq, mund të them se ka abuzime në të gjitha kontrollet që bëjmë. Pra, është çështje se sa kontrolle do të arrijmë të bëjmë, mendoj se do të ketë shumë keqpërdorime. Më duhet të them se në pothuajse të gjitha kontrollet që kemi bërë deri tani ka shembuj të punës jo vetëm të pakujdesshme, jo ekonomike, por edhe të paligjshme”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Klekovski po ashtu përmendi se borxhi prej pesë miliardë denarësh përmes ndarjes së mjeteve me rishikim të buxhetit tashmë është zvogëluar dhe tani arrin në tre miliardë denarë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot e vizitoi fondin, tha se ekziston edhe plani për të zgjatur më tej këtë borxh.

“Ne jemi duke bërë plan si qeveri për ta ulur atë borxh edhe më shumë në periudhën në vijim, ndoshta edhe gjatë vitit të ardhshëm fiskal dhe presim që me punë ekonomike, të zellshme, të përkushtuar të menaxhmentit të ri në spitale dhe objekte shëndetësore, një pjesë e atyre borxheve të kthehen në atë mënyrë”, tha Hristian Mickoski kryeministër.

Në listën e debitorëve nga institucionet publike shëndetësore, Klinika e Onkologjisë është në vendin e parë me borxh prej rreth 10 milionë euro.

Një pjesë e borxhit është bërë përmes një sërë abuzimesh – pagesa e kujdestarive të drejtorëve gjatë kohës që ata ishin me pushime, keqpërdorime gjatë prokurimeve publike, prokurime të dyshimta softuerësh, por edhe abuzime me shtesa për pushime mjekësore./ Alsat.mk

250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 18:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
250
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?