Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Shkurt, 2025 15:01

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi anglez, Newcastle United ka etiketuar mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu si një objektiv të madh gjatë verës.

Sipas mediumit Teamtalk, Newcastle po kërkon të forcojë mesfushën e tyre këtë verë duke nënshkruar me mesfushorin e Interit, Calhanoglu.

Ky medium shton se drejtuesit e Newcastle synojnë t’i bëjnë një kërkesë zyrtare Interit në lidhje me lojtarin turk 31-vjeçar para se të hapet afati kalimtar veror.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe tashmë ka miratuar transferimin e reprezentuesit turk me përvojë të madhe. Vihet re se Bayern Munich dhe disa klube saudite janë gjithashtu të interesuar për Calhanoglu, por Newcastle aktualisht duket të jetë favorit në nënshkrimin e mesfushorit.

Kontrata aktuale e Calhanoglu me klubin zikaltër zgjat deri më 30 qershor 2027, teksa lojtar vlerësohet 40 milionë euro në Transfermarkt.

Këtë sezon, ylli turk ka luajtur 25 ndeshje për Interin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime.

27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Shkurt, 2025 15:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?