Komisioni Evropian dha dritë jeshile për agjendën reformuese të vendit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:16

Komisioni Evropian dha dritë jeshile për agjendën reformuese të vendit

Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor me afat për miratim deri në qershor të vitit 2025 në vend të shpërbërjes së plotë të tij është paraparë në agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut, për të cilën Komisioni Evropian dha dritë jeshile dy ditë më parë. Në agjendën e reformave, Qeveria angazhohet para Brukselit se reformat në Këshillin Gjyqësor do të jenë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias nga shtatori 2023 dhe sipas rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Konsolidimi i funksionimit të Këshillit Gjyqësor të pavarur përmes miratimit të një ligji të ri është e një rëndësie vendimtare. Reformat në fushën kundër korrupsionit janë adekuate dhe ambicioze, pasi synojnë të mbështesin progresin e vazhdueshëm në hetime, ndjekje penale dhe vendime finale gjyqësore, përfshirë konfiskimet dhe të menaxhojnë me pengesat kryesore legjislative përmes revidimit dhe harmonizimit me standardet evropiane”, tha Raporti i KE-së për agjendën reformuese.

Ndonëse në agjendën e reformave askund nuk përmendet shpërbërja e Këshillit Gjyqësor, por jepen propozime për reforma, pushteti aktual deri më tani e ka paralajmëruar këtë si pikë kyçe për reforma në sistemin gjyqësor. Pyetjes që e dërguam se deri ku është kjo ide, Qeveria nuk iu përgjigj në mënyrë konkrete, por theksohet se do të vazhdojë angazhimi për transformimin e plotë të organeve të drejtësisë.

“Për të miratuar zgjidhje të qëndrueshme, kërkuam diskutim dhe gjithëpërfshirje, ndërsa deri më sot në sipërfaqe nuk e kemi një situatë të tillë. Pra nga këtu është mjaft logjike pyetja nëse ka shumë subjekte të tanguara nga shpërbërja e këtyre institucioneve? Si Qeveri, jemi seriozisht të përkushtuar dhe i qëndrojmë idesë për të miratuar zgjidhje që do të jenë themeli i një shoqërie normale demokratike”, thonë nga Qeveria.

Në raportin e Komisionit Evropian, i cili përshëndet agjendën reformuese, theksohet gjithashtu se është shumë domethënëse që në Kodin Penal të kthehen veprat shpërdorim i detyrës zyrtare dhe bashkimi kriminal, të cilat u fshinë vitin e kaluar me ndryshimet e diskutueshme në kodin penal. Në agjendë, përveç reformave në Këshillin Gjyqësor, janë paralajmëruar edhe reforma përmes ndryshimeve ligjore që do të kontribuojnë në përmirësimin e efikasitetit të punës së prokurorëve publikë në vend./Alsat.mk

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?