Mbrojtësi i Francës, Ibrahima Konaté, ka reaguar ndaj deklaratave të yllit të ri të Spanjës, Lamine Yamal, në prag të përballjes mes dy kombëtareve në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Konaté u shpreh se nuk ndikohet nga komentet e kundërshtarëve dhe se gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.
“Ai mund të thotë çfarë të dojë. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në fund të ndeshjes do të shohim se kujt do t’i dalë më mirë,” deklaroi mbrojtësi francez.
I pyetur nëse Franca i frikësohet Spanjës, Konaté ishte i prerë.
“Jo, jo, jo. Sinqerisht, nuk i kushtojmë vëmendje asaj që thuhet. Nuk duhet t’i frikësohemi askujt. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos biem në atë kurth, sidomos në këtë fazë të turneut,” theksoi ai.
Deklaratat e Konaté shtojnë edhe më shumë tensionin përpara duelit mes Francës dhe Spanjës, një ndeshje që pritet të jetë ndër më spektakolaret e këtij Botërori.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Korrik, 2026 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.