Kongresi i “bashkimit” shpërthen në përçarje: Dy dorëheqje tronditin VLEN-in

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:17

Kongresi i “bashkimit” shpërthen në përçarje: Dy dorëheqje tronditin VLEN-in

Kongresi i parë partiak i VLEN-it, që synonte të projektonte imazhin e unitetit dhe konsolidimit politik, po shndërrohet në një kongres të thellë përçarjeje. Vetëm pak orë pas reagimeve të ashpra për mosintonimin e himnit kombëtar shqiptar, partia po përballet me dorëheqje të njëpasnjëshme nga strukturat e saj në diasporë.

Pas largimit të parë, një tjetër goditje e fortë ka ardhur nga Austria dhe Zvicra, ku dy drejtues të rëndësishëm të degëve të VLEN-it kanë shpallur dorëheqje të parevokueshme, duke artikuluar akuza të rënda për mungesë transparence, përjashtim të aktivistëve dhe zhgënjim të thellë ndaj udhëheqjes së partisë.

Dashmir Ollomani largohet nga VLEN Austria

Përmes një reagimi publik, Dashmir Ollomani ka bërë të ditur largimin e tij të menjëhershëm nga të gjitha funksionet partiake.

Unë, Dashmir Ollomani, në cilësinë e Kryetarit të VLEN-it për Austrinë, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia në këtë subjekt politik”, thuhet në deklaratën e tij.

Ai ka renditur si arsye kryesore:

  • Mungesën e transparencës në veprimtarinë dhe organizimin e këtij subjekti;
  • Anashkalimin e vazhdueshëm të aktivistëve;
  • Mospërfshirjen në proceset e vendimmarrjes;
  • Zhgënjimin e thellë të mërgatës nga udhëheqja e VLEN-it.

Ollomani ka falënderuar mbështetësit dhe aktivistët për angazhimin e tyre ndër vite, ndërsa ka bërë të ditur se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë pranë Fatmir Limanit.

Jep dorëheqje edhe Rahman Ramadani nga Zvicra

Në të njëjtën ditë, dorëheqje të parevokueshme ka shpallur edhe Rahman Ramadani, kryetar i Degës së VLEN-it në Zvicër.

Unë, Rahman Ramadani, në cilësinë e Kryetarit të Degës së VLEN-it në Zvicër, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia në këtë subjekt politik”, thuhet në reagimin e tij.

Ramadani thekson se vendimi i tij vjen si rezultat i “mungesës së transparencës, anashkalimit të strukturave dhe aktivistëve, si dhe mospërfshirjes në proceset e rëndësishme të vendimmarrjes”.

Ai falënderon bashkëpunëtorët dhe qytetarët për mbështetjen, ndërsa njofton se aktivitetin politik dhe shoqëror do ta vazhdojë gjithashtu pranë Fatmir Limanit.

Krisje serioze në diasporë

Dy dorëheqjet e njëpasnjëshme nga Austria dhe Zvicra sinjalizojnë një krizë serioze brenda VLEN-it, sidomos në degët e diasporës, që konsideroheshin ndër shtyllat më të forta organizative të këtij subjekti.

Këto largime vijnë në një moment delikat për partinë, menjëherë pas polemikave të forta që shpërthyen për mosintonimin e himnit kombëtar shqiptar në Kongresin e parë partiak – një episod që ka nxitur reagime të shumta dhe ka hapur debat të ashpër në opinionin publik shqiptar.

Ajo që duhej të ishte një demonstrim force dhe bashkimi, po rezulton të jetë sinjali më i fortë i çarjeve të brendshme në VLEN. Gazeta Flaka

99
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?