Kontrabandë me cigare, i fshehën në zorrën e cisternës dhe në kabinën e kamionit

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 14:02

Kontrabandë me cigare,  i fshehën në zorrën e cisternës dhe në kabinën e kamionit

Drejtoria e Doganave ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të kontrabanduara të cigareve dhe duhanit në dy raste të ndara në pikën kufitare “Bogorodicë”, shkruan Flaka Media

Në rastin e parë, 49 steka me cigare dhe 300 gramë duhan për pirje u gjetën të fshehura në mënyrë kreative – brenda zorrës së një cisterne. Sipas autoriteteve, zbulimi u bë pas kontrollit të detajuar të automjetit të dyshimtë.

Ndërkohë, në një incident tjetër të ndodhur po në “Bogorodicë”, doganierët kanë kapur 6 steka me cigare të fshehura në kabinën e një kamioni cisterne.

Nga Drejtoria e Doganave theksojnë se veprimet janë pjesë e masave të përforcuara për parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm nga mallrat ilegale.

Hetimet për të dy rastet janë në zhvillim, ndërsa mallrat e kapura janë konfiskuar. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2025 14:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media