Korridori 8/ Përplasje Mickoski – LSDM

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:49

Korridori 8/ Përplasje Mickoski – LSDM

Kryeministri Hristian Mickoski akuzon pushtetin e kaluar LSDM BDI për problemet që i ka trashëguar në ndërtimin e koridorit 8. Ai thotë kanë gjetë një kaos total sa i përket këtij projekti gjë e cila vështirëson punë  e mëtejme.  Mickovski duke kërkuar arsyer për deklarata e ministrave të tij se korridori 8 nuk është prioritet për ta tani konfirmon vazhdimin e tij.

“Deri në fund të vitit do të përfundojë rruga e shpejtë që do t`i lidh pjesë të autostradës Kumanovë – Kriva Pallankë, pjesë e Korridorit 8. Përmes autostradës që lidh Korridorin 8 dhe Korridorin 10, tek qarkorja Shkup lidhemi me pikëpagesën rrugore në Saraj, vazhdojmë në Gostivar. Këtu janë paguar diku rreth 300 milion euro në dy vitet e fundit dhe nuk është bërë asnjë milimetër nga ish-Qeveria LSDM-BDI. Fatmirësisht kjo qeveri tashmë punon rreth fundamenteve dhe shtyllave të urës që do ta lidh fillimin e ndërtimit të Korridorit 8 nga Gostivari deri në Bukojçani dhe pjesën tjetër të autostradës Kërçovë – Ohër deri në Qafë Thanë” – tha Mickoski.

Kanë reaguar nga LSDM rreth koorridorit 8.  Atas akuzojnë Mickoskin se po manipulon me shifra, duke krijuar përshtypjen se shteti  do ta mbulojë tërë koston e këtij projekti kapital. Nga kjo parti thonë se tani më u konfirmua nga përfaqësues të qeverisë të hënën në Bruksel se shumica e mjeteve për ndërtimin e hekurudhës do të vijnë nga burime të jashtme, ndërsa Maqedonia do të ketë pjesëmarrje minimale në shpenzimet.

“Gjithçka që duhej të bënte Hristijan Mickoski ishte të dërgonte përfaqësuesin e tij, ministrin e Transportit në Bullgari ose ta ftonte ministrin bullgar në Shkup dhe të sqaronte të gjitha dilemat rreth projektit. Në vend të kësaj, Mickoski vazhdon të ndryshojë tezat e tij dhe të manipulojë publikun.Poashtu, a do të pranojë Mickoski se LSDM-ja ka propozuar, dhe ai është pajtuar, që të paktën 400 milionë euro nga Plani i Rritjes t’i ndahen hekurudhës? Pse po manipulon opinionin se 500 milionë euro do të shpenzohen nga qeveria jonë për projektin? A e konfirmuan qeveritarët të hënën në Bruksel ndërtimin financiar për hekurudhën drejt Bullgarisë, sipas së cilës pjesëmarrja direkte e shtetit është vetëm 18 milionë euro? – thonë nga LSDM.

Ndryshe, dy ditë më parë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel ranë dakord që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës së Korridorit , kurse ministritë përkatëse do të punojnë për gjetjen e një zgjidhje teknike të koordinuar për ndërtimin e pjesës ndërkufitare të Korridorit. Kundërshtari më I zëshëm I këtin projekti vazhdon të jetë ministri aktual I transportit Aleksandar Nikollovski. /tvklan.mk/

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 22:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?