Kostovski i drejtohet BDI-së: Buteli nuk do të jetë terren për politika etnike, fëmijët duhet të trajtohen njësoj

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2026 17:10

Kostovski i drejtohet BDI-së: Buteli nuk do të jetë terren për politika etnike, fëmijët duhet të trajtohen njësoj

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për regjistrimin e nxënësve në shkollat fillore të kësaj komune, duke thënë se çështja duhet të trajtohet në përputhje me ligjin dhe rajonizimin shkollor.

Kostovski, përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se regjistrimi i nxënësve bëhet në bazë të zonës së përcaktuar për secilën shkollë dhe se Komuna nuk mund të pranojë nxënës jashtë këtyre kufijve në kundërshtim me rregullat.

Sipas tij, kërkesat për pranimin e fëmijëve nga komuna të tjera po shndërrohen në një debat politik dhe etnik.

“Buteli nuk është dhe nuk do të jetë terren për politika etnike!”, ka shkruar Kostovski.

Ai akuzon BDI-në se një çështje administrative po tenton ta paraqesë si konflikt etnik, ndërsa shprehet kundër përfshirjes së fëmijëve në përplasjet politike.

“Në Butel nuk ka ‘fëmijë tanë’ dhe ‘fëmijë tuaj’. Ka fëmijë që meritojnë trajtim të barabartë, arsim cilësor dhe institucione që punojnë sipas ligjit dhe rregullave të njëjta për të gjithë”, deklaron kryetari i Butelit.

Kostovski thotë se i kupton prindërit që kërkojnë kushte më të mira arsimore për fëmijët e tyre, por insiston se rregullat duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

Përplasje politike apo interes urbanistik?

Në reagimin e tij, Kostovski e zgjeron akuzën edhe përtej çështjes së regjistrimit të nxënësve. Ai pretendon se pas përplasjeve politike fshihen edhe interesa që lidhen me ndërtimin dhe hapësirat e lira në territorin e Butelit.

Sipas tij, Komuna duhet të ndjekë një model zhvillimi të planifikuar, me më shumë hapësira të gjelbra, shkolla, kopshte dhe terrene sportive, dhe jo atë që ai e cilëson si “kaos urbanistik”.

Në përfundim, Kostovski thotë se Buteli nuk duhet të ndahet mbi baza etnike dhe se vendimet duhet të merren në bazë të ligjit dhe interesit të përgjithshëm.

Reagimi i tij vjen pas kritikave të BDI-së lidhur me regjistrimin e nxënësve shqiptarë, duke e bërë çështjen e arsimit në Butel një tjetër pikë përplasjeje politike mes BDI-së dhe drejtuesve të pushtetit lokal. Gazeta Flaka

27

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2026 17:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?