Jules Koundé rrezikon të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Real Madridit, për shkak të një ndrydhjeje të rëndë në kyçin e këmbës së majtë.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, gjendja e mbrojtësit francez shkakton shqetësim te Barcelona, pasi dhimbjet dhe vështirësitë në ecje e bëjnë të pasigurt rikthimin e tij në kohë për El Clásico-n.
Koundé mungoi edhe në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Vendimi përfundimtar për disponueshmërinë e tij ndaj Real Madridit do të varet nga ecuria e rikuperimit.
Mungesa e mundshme e francezit do të ishte një tjetër goditje për Hansi Flickun, i cili përballet me probleme në repartin e mbrojtjes para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Tetor, 2026 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.