Kriza arsimore si pasqyrë e dinamikave sociale – Kur arsimi bie, bie edhe shpresa kolektive
Driton Zenku / Sociolog – gazetar
Rënia e numrit të nxënësve për rreth 17 mijë gjatë shtatë viteve të fundit nuk është thjesht statistikë – është shenjë e thellimit të krizës sociale, që përfshin emigrimin, pasigurinë ekonomike dhe mungesën e besimit në institucionet shtetërore.
Emigrimi dhe shoqëria në tranzicion
Nga perspektiva sociologjike, ky fenomen lidhet ngushtë me proceset e migrimit strukturor. Familjet largohen për një jetë më të mirë, por pas vetes lënë shkolla të zbrazura, komunitete të fragmentuara dhe një sistem arsimor që humbet kuptimin e vet në mungesë të nxënësve.
Emigrimi nuk ndikon vetëm në numrat – ai zbeh ndjenjën e përkatësisë, dobëson lidhjet ndërmjet brezave dhe krijon boshllëk në ndërtimin e kapitalit social.
Tekstet e grisura dhe simbolika e neglizhencës institucionale
Ankesat për tekstet e grisura janë më shumë se mungesë librash – ato janë simbol i neglizhencës strukturore dhe mungesës së respektit ndaj nxënësit si qytetar në zhvillim. Kur fëmijët mësojnë nga libra të dëmtuar, ata përvetësojnë mesazhin e nënvlerësimit, duke ndikuar negativisht në motivimin dhe vetëvlerësimin e tyre.
Në këtë mënyrë, shkolla – që teorikisht është mekanizëm për barazi sociale dhe mobilitet vertikal – shndërrohet në një hapësirë që riprodhon pabarazitë dhe pasivitetin qytetar.
Kapaciteti institucional dhe roli i shtetit
Rreth 660 milionë denarë në vit për tekste shkollore nuk janë të mjaftueshme nëse mekanizmat e kontrollit dhe shpërndarjes janë joefikasë. Kjo shpërfaq një tjetër problem sociologjik: kriza e besimit në shtet dhe mungesa e llogaridhënies, që nxit zhgënjimin qytetar dhe dëshirën për largim.
Kur arsimi bie, bie edhe shpresa kolektive
Rënia e numrit të nxënësve dhe tekstet e grisura janë dy simptomat e një sëmundjeje më të thellë: shkëputja midis shtetit dhe qytetarëve. Kjo gjendje e dëmton kapitalin human dhe social të shoqërisë – elemente kyçe për zhvillim afatgjatë dhe stabilitet.
- Snopçe: Lëvizja Besa mundën ta bllokojnë ligjin për regjistrim, por e votuan!
- Valë arrestimesh, aksidentesh dhe sulmesh në vend
- BDI: Përjashtimi sistematik i shqiptarëve në Ministrinë e Sportit: 15:0
- Lufta për përqindjen – shqiptarët midis statistikave dhe strategjive politike
- Policia godet raste të dhunës dhe drogës në Pollog – arrestime në Gostivar dhe Tetovë

E kujt është Aleanca?
- Zenku në RTSH: “Sela nuk kërkon pushtet me çdo kusht”
- Zenku: Diaspora shqiptare u keqpërdor si trup votues pa të drejta reale
- Zenku në RTSH: Diaspora shqiptare po trajtohet vetëm si burim ekonomik
- Debat në RTSH: Zenku denoncon përjashtimin sistematik të diasporës shqiptarëve në RMV