Kryeparlamentari Gashi në takim me drejtorin e IRI, Xhon Fluarti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:32

Kryeparlamentari Gashi në takim me drejtorin e IRI, Xhon Fluarti

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti.

Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-së, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera.

Është shprehur vullneti i mirë për logjistikën e mëtejshme për forcimin e kapaciteteve të pushtetit legjislativ në fushën e legjislacionit, shërbimit profesional, transparencës dhe pavarësisë.

Bashkëbiseduesit konkretisht iu referuan mundësive për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe transparencës së tij ndaj publikut.

Kryetari Gashi e theksoi vizionin e tij për transparecën e plotë të Kuvendit, si në planin hapësinor, ashtu edhe institucional, në interes të qytetarëve, si bartës të sovranitetit.

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për sfidat me të cilat përballet Kuvendi në lidhje me hapat për përmbushjen e qëllimit strategjik të vendit për integrimin në Bashkimin Evropian.

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?