Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegun

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:52

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegun

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Ulqin, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, u takua sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegun. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha kyçe si kultura, turizmi, sporti dhe zhvillimi ekonomik.

Dy kryetarët biseduan për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta dhe aplikimin në fondet evropiane, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të përbashkët të të dy qyteteve. Tetova dhe Ulqini kanë dëshmuar një përkushtim të veçantë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, duke i afruar qytetarët e të dyja komunave dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi përmes kulturës, sportit dhe turizmit.

Kryetari Kasami theksoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve si një faktor i rëndësishëm për të përparuar në rrugën e integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Vetëm të bashkuar mund të zhvillojmë qytetet tona dhe të ecim përpara,” u shpreh ai, duke nënvizuar përkushtimin e Komunës së Tetovës për të mbështetur çdo nismë që vjen nga ky bashkëpunim me Ulqinin.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?