Kryetari i OEMVP-së: Komuniteti i biznesit mbulon dështimet e qeverisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:50

Kryetari i OEMVP-së: Komuniteti i biznesit mbulon dështimet e qeverisë

Filantropia është një mundësi për ndihmuar dhe krijuar një ndikim të qëndrueshëm. Përgjegjësia shoqërore nuk është thjeshtë një detyrim shoqëror, por një mundësi për të bërë një ndryshim real në jetën e njerëzve. Kjo ishte fjalia me të cilën u drejtuar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Mendi Qyra, në forumin e biznesit “Përgjegjësia shoqërore korporative, filantropia dhe politikat Qeveritare”. Ai theksoi se komuniteti i biznesit shpesh mbulon dështimet e Qeverisë përmes iniciativave vetanake.

Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së

“Ne si komunitet i biznesit punësojëm mbi 70% të të punësuarëve aktiv. Ndërkaq, shpeshherë mbulojmë dështimet e institucioneve nëpërmjet iniciativave vetanake, kështu duke i zgjidhur problemet të cilat veçmë i kemi paguar taksat”.

Panelisti Besir Dërnjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz u ndal tek sfidat me të cilat përballen bizneset. Nga përvoja e tij 12 vjeçare, tha se bizneset kanë shumë sfida, përshkak se ato e diktojnë pjesën e zhvillimit të shoqërisë në shumë fusha.

Besir Dërnjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz

“Një nga sfidat që është evidente është sfida e burimeve, që janë shumë të pakta në aspektin financiar, po flas për kompanitë e vogla dhe të mesme, ku ata janë të kufizuara përshkak të përfitimeve të tyre. Ato shpeshherë filantropinë ose investimin mbi konceptin e përgjegjësisë shoqërore korporative e lënë në plan të dytë përshkak se ata mendojnë të investojnë në kapacitetet e tyre ekonomike”.

Ndërkaq, profesori universitar Veland Ramadani theksoi se kompanitë duhet të kenë mirëqenie, duke krijuar fuqi puntore të shëndetshme që ajo të reflektoj edhe jashtë.

Veland Ramadani, profesor në UEJL

“Në një studim të kryer me ne që po i quajmë ‘millennials’ të gjeneratës prej ’81 deri ’96 kanë deklaruar se 70% e tyre do të kishin dashur të qëndrojnë minimum 5 vite në atë kompani, të cilët tregojnë interes ndaj tyre dhe i krijojnë kushte të mira. Kjo gjeneratë është gjeneratë e re që i përcjell trendet, është më kompetitive dhe çdoherë ka një treg më të mirë për veten se sa për të tjerët”.

Po ashtu u bë edhe botimi i dytë i Librit të Bardhë, libër ky që sipas folësve, është një përmbledhje e përpjekjeve të tyre, por gjithashtu një thirrje për veprim.

/SHENJA/

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?