Kryhen dy transplantime – deformiteti këmbës dhe ligamenti kryqëzues të përparmë të gjurit

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 23:40

Kryhen dy transplantime – deformiteti këmbës dhe ligamenti kryqëzues të përparmë të gjurit

Nën drejtimin e Prof. Dr. Zoran Bozhinovski dhe me mbështetjen e një ekipi profesionistësh, u realizua me sukses rikonstruksioni i një deformiteti në këmbë te një pacient 13-vjeçar.

Në ekipin mjekësor morën pjesë edhe Dr. Teodora Bozhinovska, Dr. Miki Gjoreshki, anesteziologia Dr. Marina Temelkovska, Dr. Ivana Kolevska Udovalieva, instrumentarja Sh. Shehide Sinani, ndihmës instrumentarja Sh. Arijeta Memeti, infermierja anesteziste Sh. Mençe Dojçinovska dhe sanitari Sejnur Idriz.
Po ashtu, një ekip mjekësor i përbërë nga Doc. Dr. Alan Andonovski, Dr. Miki Gjoreshki, Dr. Shkëlzen Sinani dhe anesteziologia Dr. Jasminka Nançeva realizoi me sukses rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit te një pacient 35-vjeçar. Të shoqëruar nga teknik mjekësor Erzen Murtezani, ndihmës instrumentarja Suzana Pejçinovska, infermierja anesteziste Jovana Ilieva dhe sanitarja Todorovska Snezhana, ekipi demonstroi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë.

Falë bankës së indeve në ortopedi, këto transplantime po realizohen me sukses. Me çdo transplantim të kryer me sukses, ne jo vetëm që shpëtojmë jetë, por u japim pacientëve një mundësi për një jetë më të mirë dhe më cilësore. Ata janë një frymëzim për të gjithë ne. Shpreh respekt të veçantë për donatorin dhe mirënjohje për familjet e donatorëve.

Një falënderim i madh edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshirë në proceset e transplantimit. Gjatë gjashtë muajve të fundit, janë kryer tetë transplantime ortopedike te fëmijët dhe të rriturit, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve, thotë Prof. Dr. Kuzmanovska, koordinatorja kombëtare për transplantim.

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 23:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?