Kujdes me konsumimin e tepërt të arrave, mund të shkaktojnë probleme me stomakun dhe shtim në peshë
Arrat janë ndër ushqimet më të shëndetshme, pasi përmbajnë yndyrna të mira, fibra dhe lëndë ushqyese të rëndësishme për organizmin. Megjithatë, konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë disa efekte të padëshiruara.
Sipas nutricionistëve, një sasi e përshtatshme ditore është rreth 28 gramë, ose afërsisht një grusht arra.
Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë fryrje të barkut, gazra dhe diarre, veçanërisht te personat që nuk janë mësuar me ushqime të pasura me fibra.
Një tjetër pasojë e mundshme është shtimi në peshë. Arrat kanë përmbajtje të lartë kalorike dhe, nëse konsumohen në sasi të mëdha, mund të rrisin ndjeshëm marrjen ditore të kalorive.
Kujdes i veçantë duhet treguar edhe nga personat alergjikë ndaj arrave. Reagimet mund të përfshijnë kruarje, skuqje të lëkurës, kollë, teshtima dhe shqetësime në stomak. Në rast të vështirësive në frymëmarrje ose shenjave të një reaksioni të rëndë alergjik, nevojitet ndihmë urgjente mjekësore.
Prandaj, edhe pse arrat kanë shumë përfitime shëndetësore, rëndësi ka konsumimi i tyre në sasi të moderuar.
Flaka











