Kur oponenti politik shndërrohet në obsesion: rasti VLEN-Taravari

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 12:06

Kur oponenti politik shndërrohet në obsesion: rasti VLEN-Taravari

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha se do të qeverisë ndryshe, se do të vendosë standarde më të larta, se do ta luftojë krimin dhe korrupsionin pa kompromis. Sot, pas gati dy viteve është e qartë se këto premtime i paskan pasë vetëm llafe për mashtrim fushate.

Ata, në vend se energjinë ta përqendrojë te reformat, te sundimi i ligjit dhe te përgjegjësia institucionale, VLEN-i duket se ka vetëm një luftë reale: luftën kundër Arben Taravarit.

Për 10 muaj, përmes kanaleve të ndryshme propagandistike, merren me një akuzë për një parking, e shndërruar me tendencë hakmarrëse në skandal madhor. Në këtë narrativë propagandistike të stërzgjatur, për fat të keq, ra edhe Ziadin Sela.

VLEN-i harron, ose bën sikur harron, se sot e mban pushtetin ekzekutiv dhe institucional. Nëse ka prova, ato dërgohen në organet kompetente. Kur kjo nuk ndodh, akuzat mbeten thjesht shpifje publike, të përdorura si instrument diskreditimi për hakmarrje personale.

Obsesioni me Arben Taravarin shkon edhe më tej. Edhe pse VLEN-i nuk arrin të funksionojë si NJË subjekt i unifikuar, krerët e tij vazhdojnë të kërkojnë fajtorë jashtë vetes, dhe kuptohet përsëri fajtori kujdestar është Arben Taravari. Ata, me qëllim mbulimin e kaosit të brendshëm e atakonin Taravarin si “pengesë” për konsolidimin e VLEN-it, pretendim absurd, kur dihet se Taravari ka dalë nga ky koalicion gati një vit më parë. Dhe, kur gënjeshtra përsëritet me këmbëngulje, ajo nuk bëhet e vërtetë, vetëm bëhet qesharake.

Në fund, problemi i VLEN-it nuk është Arben Taravari. Problemi i VLEN-it është se, me gjithë pushtetin në dorë, nuk po arrin të tregojë se çfarë është duke bërë me të, a e meriton atë, dhe a di të bëjë diçka të hajrit me të.

E kur dikush gënjen kaq hapur dhe këmbëngul në një narrativë të rreme, atëherë mbeten vetëm tre mundësi:

1. Është shumë i lig dhe manipulues,

2. Është i verbuar nga urrejtja dhe inatet personale,

3. Është nën ndikimin e ndonjë kimikati (nuk po them drogë) që ia shtrembëron realitetin dhe i krijon halucinacione politike.

Pasi pushteti nuk prodhon rezultate, ai detyrohet të prodhon armiq, dhe kjo është shenja më e qartë e një dështimi të madh politik.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shkurt, 2026 12:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?