Kurti pret Zekolli Shaqirin, në fokus rruga Tetovë-Prizren
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, është pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Transportit, Dimal Basha, në kuadër të vizitës së saj në Prishtinë.
Në takim është diskutuar për projektet e përbashkëta infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me theks të veçantë në realizimin e rrugës Tetovë-Prizren.
Pas takimit, Zekolli Shaqiri vlerësoi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për projektet që synojnë përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore mes dy vendeve.
“Mbështetja e vazhdueshme e kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, për projektet infrastrukturore që lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën është një shtysë e rëndësishme për avancimin e tyre, përfshirë edhe rrugën Tetovë-Prizren”, ka deklaruar Zekolli Shaqiri.
Ajo bëri të ditur se gjatë takimit me Kurtin dhe ministrin Basha është diskutuar më konkretisht për ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm drejt realizimit të tij.
“Diskutuam më konkretisht për ecurinë e këtij projekti dhe hapat e ardhshëm drejt realizimit të tij”, theksoi Zekolli Shaqiri.
Rruga Tetovë-Prizren konsiderohet projekt me rëndësi për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik.
Is this conversation helpful so far?
Flaka















