Kush e ka gjuhën shqipe gjuhë të nënës, duhet të dalë në përkrahje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 10:03

Kush e ka gjuhën shqipe gjuhë të nënës, duhet të dalë në përkrahje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Më 18 Maj 2026, Shkupi thërret për zërin e shqiptarëve që nuk pranojnë poshtërimin dhe nënçmimin e Gjuhës Shqipe, të gjuhës së Nënës, gjuhës së gjakut dhe të flamurit! Gjuha Shqipe nuk është vetëm fjalë, është histori, është plagë, është krenari dhe është identitet kombëtar! Gjuha Shqipe është amaneti i të rënëve dhe betimi i brezave shqiptarë!

Për Gjuhën Shqipe janë vrarë e janë burgosur patriotë e atdhetarë, janë përndjekur mësues, profesorë, nxënës e studentë, janë djegur shkolla dhe janë flijuar breza të tërë shqiptarësh që kjo gjuhë të mos zhdukej kurrë nga trojet tona dhe ka mbijetuar si heroinë e pashembullt! Prandaj, çdo shqiptar e shqiptare që e ndien veten bir e bijë të popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, duhet të jetë pjesëmarrës ose të dalë në përkrahje të protestës për Gjuhën Shqipe në Shkup të Maqedonisë së Veriut!

Më 18 Maj 2026, nuk është dita e arsyetimeve! Më 18 Maj 2026, është dita e qëndresës dhe e pjesëmarrjes fizike ose përkrahjes publike me emër e mbiemër të Protestës! Sepse kur preket Gjuha Shqipe, preket vetë dinjiteti i popullit, Atdheut dhe Kombit të shqiptarëve kudo që jetojnë ata! E kush hesht përballë cenimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, hesht përballë familjes e historisë së vet! Ndërsa kush del në mbrojtje të saj, rreshtohet në anën e nderit, të kombit dhe të së ardhmes shqiptare! Shkupi më 18 Maj 2026, duhet dhe do të jehojë e gjëmojë si krater vullkani me zërin deri në qiell të shqiptarëve!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 17 Maj 2026!

300
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2026 10:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
300
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?