Kush përfaqëson kë në Davos?
Nafie Selmani
Pse Bekim Sali, përfaqësues i Alternativës/VLEN, i cili merr pjesë në Davos, nuk shihet në asnjë fotografi apo video që kryeministri ka publikuar nga ky qëndrim?
A është kjo rastësi, apo sinjal i qartë se shpërfillja ndaj përfaqësuesve të VLEN-it vazhdon, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare?
Çfarë roli real ka ai atje? Kë dhe çfarë po përfaqëson konkretisht VLEN-i atje? Apo po konfirmohet edhe një herë ajo që e them shpesh: se për përfaqësuesit tanë, udhëtimet zyrtare janë shëtitje luksoze me paratë e qytetarëve, pa peshë reale politike dhe asnjë benefit real për qytetarin?
Nëse një përfaqësues i koalicionit qeverisës trajtohet si figurë periferike edhe në ngjarje të këtij niveli, pse VLEN-i e pranon këtë mospërfillje, dhe publikisht poshtëruese?
A është ky trajtim një Karma e dhimbshme politike që shpërfilljen që VLEN-i ua bën përditë shqiptarëve dhe mbështetësve që i sollën në pushtet, po e përjeton në lëkurën e vet, nga shefi i madh i tyre?
Dhe, për fund pyetja më e dhimbshme: A është e vërtetë se Bekim Sali në Davos ka shpërndarë një pllakat përkujtimore me figurën e Nënë Terezës me mbishkrime vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, dhe jo në gjuhën shqipe? Nëse është e vërtetë, pse?!
Piquni!
•
















