Kushtetuesja godet vendimin e Komunës së Tetovës për emrat e rrugëve, reagon BDI

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 15:49

Kushtetuesja godet vendimin e Komunës së Tetovës për emrat e rrugëve, reagon BDI

Dega e BDI-së në Tetovë, e udhëhequr nga Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007, me të cilin një pjesë e rrugëve të qytetit morën emra që lidhen me historinë dhe identitetin shqiptar.

Në reagimin e saj, BDI-Tetovë vlerëson se vendimi përbën një sulm ndaj vlerave të ndërtuara pas Marrëveshjes së Ohrit dhe ndaj realitetit politik e shoqëror të krijuar pas vitit 2001.

“Vazhdon sulmi ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas Marrëveshjes së Ohrit. Këtë herë, në shënjestër janë emrat e rrugëve në Tetovë”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, anulimi i vendimit të vitit 2007 nuk është thjesht një çështje juridike, por një veprim me prapavijë politike.

“Ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës, barazisë dhe themeleve të shtetit të ndërtuar pas vitit 2001. Tetovën po mundohen ta kthejnë prapa, në një realitet të dhimbshëm diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi”, theksojnë nga BDI-Tetovë.

Partia opozitare ka drejtuar kritika edhe ndaj udhëheqësisë aktuale të Komunës së Tetovës, duke e akuzuar për mungesë veprimi në mbrojtjen e vendimeve të trashëguara institucionale.

“Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës, e cila dikur premtonte se do t’i ndryshonte edhe emrat e tjerë të rrugëve, u tregua e paaftë edhe për ta mbrojtur atë që e kishte trashëguar si vendim institucional nga koha kur BDI udhëhiqte me komunën”, thuhet në reagim.

BDI-Tetovë pretendon se vendimi dërgon një mesazh politik kundër identitetit dhe historisë shqiptare.

“Këtu nuk bëhet fjalë për vendim juridik. Ky është mesazh politik dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj çdo gjëje që nderon historinë tonë, sakrificën tonë dhe pozitën tonë si komb shtetformues”, deklarojnë nga partia.

Në reagim përmenden edhe forcat politike që aktualisht janë pjesë e qeverisë, të cilat sipas BDI-së po heshtin përballë vendimeve që prekin interesat shqiptare.

“Autorët dhe porositësit e kësaj fryme janë të njëjtët që publikisht proklamonin se ‘Maqedoninë do t’ua kthejnë maqedonasve’, ndërsa aktorët shqiptarë në qeveri vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur, të nënshtruar dhe të dëgjueshëm përballë çdo vendimi që cenon dinjitetin tonë kombëtar”, thuhet në reagim.

Në fund, BDI-Tetovë porosit se nuk do ta pranojë vendimin pa reagim dhe bën thirrje për mbrojtjen e identitetit dhe historisë së shqiptarëve në Tetovë.

“Kjo nuk kalon. Tetova gjithnjë ka pasur dhe ka burra që i dalin zot historisë, dinjitetit dhe identitetit të saj. Këtu vendoset vija e kuqe”, përfundon reagimi i degës së BDI-së në Tetovë.

Në Tetovë ekzistojnë edhe shumë rrugë të reja ose të riemërtuara nga Komuna (sidomos pas viteve 2000), ku përdoren emra që lidhen me figura shqiptare, ngjarje historike dhe identitet lokal, por me këtë vendim, rikthehen emrat e vjetër.

Pas pavarësisë së Maqedonisë (1991–1995), filluan ndryshime të para simbolike, por shumica e emrave të vjetër mbetën ende në përdorim, kurse pas Marrëveshjes së Ohrit (pas vitit 2001): u hap procesi më i madh i riemërtimit, sidomos në komunat me shumicë shqiptare si Tetova.

Rreth viteve 2005–2008, Komuna e Tetovës miratoi një numër të madh vendimesh për riemërtim rrugësh, duke vendosur emra që lidhen me historinë, figurat dhe identitetin shqiptar. Pas vitit 2013 dhe më tej: ka pasur ndryshime të pjesshme dhe kontestime ligjore, për shkak të përplasjeve politike dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ose institucioneve tjera.

Debati për emrat e rrugëve është rikthyer disa herë, me sfida ligjore dhe politike mes komunës dhe institucioneve shtetërore.

Pra, më i madhi dhe më i rëndësishmi ndryshim në Tetovë është bërë pas vitit 2001, kulmuar rreth 2007–2008, ndërsa më pas procesi ka vazhduar me ndërhyrje dhe kontestime të vazhdueshme. Gazeta Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 15:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?