Nga Ylli Pata
Sali Berisha ka pajtuar Crhis LaChivita-n si drejtues fushate elektorale, ndërkohë që prej disa vitesh Aleksandër Vuçiq ka pajtuar Richard Genellin si lobist në Uashington.
Grenell, është një lobist i qartë i Beogradit në Uashington. Për vite me radhë, Grenell ka tentuar ta zbusë imazhin e Serbisë në qarqet politike të SHBA.
Duhet thënë se Grenell, i kërkuar nga Sali Berisha ka folur edhe për rastin Non Grata, duke qenë i vetmi vip amerikan që ka dhënë një qëndrim. Por kur ishte pa poste. Sot, as Grenell, as një zyrtar i administratës Trup që e njohim Ballkanin nuk kanë folur.
LaCivita është i vetmi emër që ka hyrë në Shqipëri nga rrethi elektoral i Trump në logjikën e pajtuesve të fushatave.
LaCivita e ngriti podin në deklaratat publike gjë që ishte e pritshme, por nga PD nuk u bë PR për aftësinë e një konsulenti republikan, përkundrazi u shit si një zyrtar i administratës Trump që mund të heqe non grata-n.
Madje zyrtarë të PD-së thanë që non grata ka rënë. Po si mund të bie, ndërkohë që kemi të bëjm me një proces legjislativ e administrativ?
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
19 Shkurt, 2025 22:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.