Komisioni Rregullator i Energjetikës ka miratuar çmime të reja të derivateve të naftës, me të cilat nga mesnata benzinat do të shtrenjtohen lehtë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të pësojnë ulje të ndjeshme. Sipas vendimit të ri, Eurosuper BS-95 dhe BS-98 rriten për 0.50 denarë për litër, duke arritur në 88, respektivisht 90 denarë për litër.
Në anën tjetër, Eurodizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për 6.50 denarë për litër. Me këtë ndryshim, çmimi i ri i dizelit do të jetë 85.50 denarë për litër, ndërsa EL-1 do të kushtojë 87.50 denarë për litër. Ulje është regjistruar edhe te mazuti M-1 NS.
Paralelisht me ndryshimet e KRRE-së, kompania OKTA ka njoftuar një zbritje të përkohshme prej dy denarësh për litër për benzinat 95 dhe 98 oktan, e cila do të vlejë nga 2 deri më 16 qershor.
Qeveria ndërkohë ka vendosur të zgjasë masën për uljen e akcizave për derivatet e naftës deri më 15 qershor, ndërsa kryeministri deklaroi se pret stabilizim të çmimeve dhe ruajtjen e nivelit më të ulët të çmimeve të karburanteve në rajon. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
1 Qershor, 2026 15:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.