Lamine Yamal ka zbuluar një dëshirë të madhe për karrierën e tij: të përballet me Lionel Messin në një finale të Kupës së Botës.
Ylli i Spanjës, para përballjes ndaj Francës, ka folur për mundësinë e një dueli historik ndaj legjendës argjentinase, duke kujtuar edhe fotot e famshme të tij me Messin kur ishte vetëm foshnjë.
“Do të më pëlqente të luaja kundër Leo Messit në një finale të Botërorit. Të dy jemi rritur shumë që nga ato foto të famshme. Do të ishte diçka fantastike dhe shpresoj të ndodhë, pasi nuk arritëm ta realizonim në Finalissima”, ka deklaruar Yamal për DAZN España.
Një finale mes Spanjës dhe Argjentinës do të ishte një nga përballjet më të veçanta në historinë e futbollit, duke vendosur përballë një legjendë si Messi dhe një prej talenteve më të mëdha të gjeneratës së re.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Korrik, 2026 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.