Lamine Yamal beson se momenti i tij më i mirë në turne po afron. Talenti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës ka deklaruar se sa më shumë të afrohet skuadra drejt fazave finale, aq më mirë ndihet në fushë.
“Sa më afër finales dhe gjysmëfinaleve të jemi, aq më mirë luaj unë. Nuk kam qenë kurrë një lojtar që është në maksimumin e tij në fazën e grupeve”, ka thënë Yamal.
18-vjeçari ka theksuar se ndihet i qetë, pasi e di se do të ketë mundësi për të treguar vlerat e tij në momentet më të rëndësishme.
“Unë jam i qetë sepse e di që kam mundësi për ta provuar veten. Shpresoj që ndeshja ndaj Belgjikës të jetë e madhe për të gjithë ekipin”, u shpreh ai.
Yamal gjithashtu pranoi se rikthimi pas dy muajsh pa luajtur ka ndikuar në ndjesinë e tij në fushë, por beson se ritmi do të përmirësohet me kalimin e ndeshjeve.
“Duhet të vazhdoj të luaj dhe të prek topin. Ajo ndeshje e madhe po vjen”, përfundoi ylli spanjoll.
Tashmë të gjithë sytë janë te përballja e radhës, ku Yamal synon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Spanjës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
9 Korrik, 2026 12:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.