Lamine Yamal: Nuk kam presion, dua vetëm fitoren – nesër ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime
Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, është shfaqur i qetë dhe plot besim në konferencën e djeshme për media para ndeshjes së madhe të Kupës së Botës, duke theksuar se nuk ndjen presion pavarësisht pritshmërive të mëdha.
“Nuk ka presion. Unë gjithmonë luaj futbollin tim dhe jap gjithçka që kam“, deklaroi 19-vjeçari, i cili e cilësoi sfidën e radhës si “ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme të karrierës sime“.
Yamal foli edhe për kritikat që ka marrë për paraqitjet e tij në këtë Botëror, duke pranuar se shumë njerëz mendojnë se nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë.
“Shpresoj të shënoj nesër, por gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të fitojmë“, u shpreh ai.
Sulmuesi spanjoll shtoi se nuk shqetësohet për golat, por pranoi se shënimi në ndeshje të tilla ka një rëndësi të veçantë. Ai gjithashtu sqaroi komentet e tij të mëparshme për Francën, duke thënë se ato ishin keqinterpretuar.
“Thjesht thashë se nuk kemi frikë. Është futboll“, tha Yamal.
Mes buzëqeshjes, ai tregoi edhe një moment personal, duke zbuluar se vëllai i tij i vogël ende nuk e kupton sa i famshëm është bërë.
“Ai sillet njësoj si në shtëpi“, tha talenti i Barcelonës.
Në fund, Yamal dha një mesazh të qartë para sfidës vendimtare:
“Ka gjëra shumë më të vështira në jetë sesa një ndeshje futbolli. Jam i qetë dhe e di se çfarë jam i aftë të bëj. E vetmja gjë që ka rëndësi është fitorja.“
Flaka
















