Lampard zbulon: Desha me çdo kusht ta sillja Bellingham te Chelsea, por klubi nuk e miratoi transferimin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 12:41

Lampard zbulon: Desha me çdo kusht ta sillja Bellingham te Chelsea, por klubi nuk e miratoi transferimin

Frank Lampard ka zbuluar se gjatë periudhës së tij si trajner i Chelseat kishte kërkuar me ngulm transferimin e Jude Bellingham, por drejtuesit e klubit nuk ishin të gatshëm të investonin shumën e kërkuar për talentin anglez.

Ish-mesfushori dhe trajneri i “Bluve” tregoi se kishte mbetur i mahnitur nga cilësitë e Bellingham që në moshë të re dhe e konsideronte atë si një investim ideal për të ardhmen e klubit.

“Isha i vendosur ta sillja Jude Bellingham te Chelsea. Mbeta i mahnitur kur e pashë. Doja ta transferonim, por nuk arrita t’i bindja drejtuesit. Ideja për të paguar më shumë se 20 milionë funte për një lojtar të asaj moshe nuk u pranua. Bota është e gjitha përpara tij, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Lampard.

Në fund, Bellingham zgjodhi t’i bashkohej Borussia Dortmundit, ku shpërtheu në skenën evropiane, përpara se të transferohej te Real Madridi, ku vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Deklarata e Lampard rikthen në vëmendje një nga transferimet që Chelsea mund ta kishte realizuar, por që sot konsiderohet një mundësi e humbur për klubin londinez.

Flaka

293
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 12:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
293
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?