Laporta e konfirmon: Barcelona nuk planifikon ta shesë Raphinhën, braziliani mbetet pjesë e projektit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Korrik, 2026 14:38

Laporta e konfirmon: Barcelona nuk planifikon ta shesë Raphinhën, braziliani mbetet pjesë e projektit

Barcelona nuk ka ndërmend të ndahet me Raphinhën gjatë kësaj vere, pavarësisht interesimit dhe ofertave nga klubet saudite.

Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, ka bërë të qartë se sulmuesi brazilian është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën dhe se largimi i tij nuk është në planet e klubit.

“Ne nuk duam që Raphinha të largohet. Ai është një lojtar kyç për ne”, ka deklaruar Laporta.

Numri një i Barcelonës ka sqaruar gjithashtu se afrimet e lojtarëve si Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi nuk kanë lidhje me të ardhmen e Raphinhës dhe nuk nënkuptojnë largimin e brazilianit.

Kështu, Barcelona synon ta mbajë reprezentuesin brazilian në skuadër, ndërsa Raphinha pritet të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit për sezonin e ri.

Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Korrik, 2026 14:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?