“Larg duart nga gjuha shqipe”, Ademi me akuza të forta ndaj Kostadinovskit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 22:34

“Larg duart nga gjuha shqipe”, Ademi me akuza të forta ndaj Kostadinovskit

“Planin e Darkos e dimë. Atë plan e kemi në dorë”, deklaroi sonte Arbër Ademi, duke akuzuar kryetarin e Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, për tentim të shfuqizimit të dispozitave kyçe të Ligjit për Gjuhët, përcjell Gazeta Flaka

“I vetmi që po manipulon në këtë rast është Darko Kostadinovski. Edhe në deklaratën e tij të fundit sonte ai pranoi se disa dispozita të Ligjit për Gjuhët qenkan ‘problematike’ nga aspekti kushtetues. Kjo vetëm sa e vërteton edhe një herë planin dhe synimin e tij të qartë: abrogimin dhe shfuqizimin e dispozitave kyçe të Ligjit për Gjuhët”, tha Ademi.

Ai kërkoi përgjegjësi publike lidhur me referatin për ligjin, duke pyetur: “Pse kërkon të shfuqizohen 18 dispozita të Ligjit për Gjuhët, kur vetë Kushtetuta e ka përcaktuar këtë si materie ligjore?”

Sipas Ademit, “nuk është e lehtë të zhbëhet ajo që është arritur me sakrificë dhe përkushtim”, ndërsa porositi: “Larg duart nga gjuha shqipe.” Gazeta Flaka

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?