Ligji për media, ja kushtet për t’u trajtuar portalet si media!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2025 15:46 Përditësuar

Ligji për media, ja kushtet për t’u trajtuar portalet si media!

Qeveria në seancën e fundit miratoi ndryshimet në Ligjin e Mediave, me të cilin parashikohet të rregullohet statusi i internet portaleve, që sipas kornizës ligjore ekzistuese nuk trajtohen si media. Sipas Qeverisë, kjo do të kontribuojë në stimulimin e vetërregullimit të mediave, profesionalizimit dhe konkurrencës.

“Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet e internetit, duke krijuar një kornizë ligjore që i njeh ato si të tilla, përkatësisht duke përcaktuar rregulla të qarta për themelimin dhe regjistrimin e tyre”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse nuk janë të rregulluara me ligj, internet portalet realizojnë benefite shtetërore, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, kur edhe paraqitet dukuria e shtimit të numrit të internet portaleve, të cilët kanë për qëllim të marrin para për reklama zgjedhore. Sipas raportit të KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, mbi 150 portale kanë fituar gjithsej 811 mijë euro.

Me ligjin e ri parashikohet që të krijohet një regjistër, i udhëhequr nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan të identifikohen si media do të duhet të hyjnë në regjistër.

Por, për ta bërë këtë, duhet të plotësojnë disa kushte, mes tjerash të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë seli dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin. Për t’u futur në regjistër, gjithashtu portalet duhet ta plotësojnë edhe kushtin që të kenë së paku tre të punësuar. Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim apo jo, pasi që i njëjti duhet të miratohet në Kuvend në periudhën në vazhdim. /Alsat/

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2025 15:46 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?