Limani: Krenar që për Gostivarin kemi mbështetje të plotë nga pushteti qendror

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 20:56

Limani: Krenar që për Gostivarin kemi mbështetje të plotë nga pushteti qendror

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në fjalimin e tij në shënimin  23 Dhjetorit – Ditës së Komunës theksoi se drejtimi i një qyteti nuk është thjeshtë në punë, por mision i bazuar te dashuria ndaj qytetit dhe komunitetit.

“Motivi im jeni ju”, u shpreh kryetari Limani duke theksuar Gostivarin si një shembull të harmonisë ndëretnike dhe tolerancës në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e tij, kryetari Limani përshëndeti të gjithë ish-drejtuesit e qytetit dhe vlerësoi kontributin e tyre, duke pranuar se edhe përvojat e vështira kanë qenë mësime të rëndësishme, ndërsa ndjehet krenar me investimet e nisura dhe mbështetjen që e merr Gostivari nga pushteti qendror.

“Jam krenar të them se sot jemi të lirë dhe më në fund do të marrim atë që na takon nga pushteti qendror e do të kemi investime të shkëlqyera, e disa prej tyre veçse kanë filluar. Kjo Liri, ky mentalitet I ri politik i dedikohet shumë faktorëve, por ashtu si e di dhe e thotë gjithë Maqedonia e Veriut, njeriu kryesor që e rrëzoi më në fund derën e madhe të regjimit, është kryetari që ma la në detyrë, kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët z.Arben Taravari”, u shpreh Limani.

“Gostivaras, ju kam në zemër dhe pavarësisht ndryshimeve tona, bashkohemi nga një gjë shumë më e madhe si është Gostivari. ,” u shpreh Limani, duke siguruar qytetarët se Komuna do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre dhe një vend i përkushtuar për përmirësimin e jetës së përbashkët”, u shpreh në fund Limani.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 20:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?