Lirim Mehmetaj: “Një damar shqiptarie po rreh në Shkup” – thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Maj, 2026 22:48

Lirim Mehmetaj: “Një damar shqiptarie po rreh në Shkup” – thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë

Gazetari kosovar Lirim Mehmetaj ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm të zërit qytetar dhe kombëtar.

Në reagimin e tij publik, ai theksoi se studentët po bëjnë atë që, sipas tij, politika shqiptare nuk po e bën.

“Një damar shqiptarie po rreh në Shkup më shumë se kudo tjetër, me studentët shqiptarë që po bëjnë atë që politika shqiptare do të duhej po nuk e bën për ta”, deklaroi Lirim Mehmetaj.

Ai kritikoi gjithashtu institucionet shqiptare dhe përfaqësuesit politikë, duke thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë lënë vetëm në përpjekjen për të drejta themelore gjuhësore dhe arsimore.

“Me një shtet si Shqipëria që as nuk i kupton, me një shtet si Kosova që veç i pengon dhe me politikanë shqiptarë atje që zvarriten si bolla pa pikë dinjiteti për një post më shumë, studentët shqiptarë kanë mbetur vetëm në luftën për diçka krejt bazike”, u shpreh ai.

Sipas tij, kërkesa e studentëve është e qartë dhe e drejtë.

“Është një kërkesë e vetme: Studentët që studiojnë juridik në gjuhën shqipe, ta kenë mundësinë që edhe provimin e jurisprudencës ta mbajnë në po atë gjuhë, në gjuhën e vet”, theksoi Lirim Mehmetaj.

Ai shtoi se protesta e paralajmëruar para Ura e Gurit në Shkup është një moment që duhet të marrë mbështetje të gjerë qytetare dhe kombëtare. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Maj, 2026 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?