Liverpool duhet të “blindojë” Arnold, “rreziku” e ka emrin Real Madrid

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:05

Liverpool duhet të “blindojë” Arnold, “rreziku” e ka emrin Real Madrid

Liverpuli do t’i ofrojë Trent Aleksandër Arnoldit një marrëveshje të re joshëse, pasi mbrojtësi përgatitet të refuzojë interesin e Realit të Madridit. Në fillim të këtij muaji, u raportua se mbrojtësi i djathtë kishte tërhequr interesin e gjigantëve spanjollë, pasi ata kërkonin një lëvizje të mundshme gjatë merkatos së verës.

Duke pasur parasysh faktin se Aleksander-Arnold ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në “Anfield Road”, nuk është çudi që Reali i Madridit ka rikthyer interesin e tyre. Megjithatë, në Angli tani raportojnë se mbrojtësi dëshiron të qëndrojë në “Anfield” dhe se skuadra po përgatitet t’i ofrojë atij një marrëveshje të re afatgjatë me klubin, me shifra të përmirësuara.

Sipas “The Sun”, Aleksander-Arnold ka folur me trajnerin e ri Arne Slot dhe i ka garantuar atij se do të qëndrojë në epokën e re nën drejtimin e holandezit.Një burim i tha gazetës: “Trent ka folur tashmë me menaxherin e ri. Kjo ndodhi para Europianit dhe ata janë në kontakt tani. Ata patën një bisedë të mirë fillimisht, por menaxheri respektoi faktin se ai duhej të fokusohej në turne.

Trent, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, e sheh këtë si një fillim të ri dhe ai është i emocionuar për t’u rikthyer në stërvitje për të hedhur themelet për një sezon të ri të suksesshëm. Ai është padyshim i fokusuar për sezonin e ri dhe do t’i ofrohet një marrëveshje e madhe për të qëndruar përtej kësaj”. Këto javë kishte paqartësi për të ardhmen e tij në Mersejsajd duke pasur parasysh kontratën e tij që skadon dhe largimin e Jyrgen Klopit, me të cilin mbrojtësi i krahut kishte një marrëdhënie të ngushtë. Kjo u mishërua kur ai, së bashku me kapitenin Van Dajk shpërthyen në lot ndërsa trajneri gjerman u dha lamtumirën mbështetësve të Liverpulit në maj.

Produkti i akademisë së Liverpulit ka bërë 310 paraqitje për klubin, duke shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet. Ai gjithashtu ka fituar dy herë Premier Ligën, Ligën e Kampioneve, Kupën FA dhe Kupën Karabao. 25-vjeçari gjithashtu ka përfaqësuar vendin e tij 29 herë, me daljet e tij më të fundit që erdhën gjatë turneut të Anglisë në “Euro 2024”.

Ai startoi dy ndeshjet e para të Anglisë në grup në mesfushë, pavarësisht se roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë. Ylli i Liverpulit gjithashtu shënoi një penallti gjatë fitores së Anglisë në çerekfinale kundër Zvicrës, por ai nuk arriti të paraqitet gjatë finales me Spanjën. Ai është admiruar gjithnjë nga Karlo Ançeloti, i cili e shikon si pasardhësin e Dani Karvahalit në perëndim të karrierës së tij në “Bernabeu”.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?