LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2025 21:36

LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë 

LSDM paralajmëroi se këshilltarët e tyre do të kundërshtojnë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë me iniciativë të kryetarit Bilall Kasami.

Ata në reagimin e sotëm shprehin mosmiratimin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të marrë masa kundër idesë së partnerit të tyre në koalicion për ndryshimin e emrave të objekteve infrastrukturore në Tetovë që mbajnë emra nga e kaluara antifashiste.

“Si partner i koalicionit të Kasamit, kërkojmë që Mickoski të tërhiqet nga ky propozim dhe publikisht ta thërrasë Kasamin. Ndërsa këshilltarët e VMRO-DPMNE-së po ashtu ta kundërshtojnë, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM publikisht i dënon qëllimet e Kasamit për të krijuar ndarje të reja mes qytetarëve dhe tensione etnike. Skenarët nacionaliste të Kasamit janë në dëm të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësisë së tyre etnike ose partiake”, tha Andrijana Tomovska, anëtare e bordit ekzekutiv të LSDM-së.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2025 21:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?