LSDM: Situata e sigurisë në rrugë është përkeqësuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:09

LSDM: Situata e sigurisë në rrugë është përkeqësuar

Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, situata me sigurinë e rrugëve është përkeqësuar në mënyrë alarmante dhe katastrofike, kalkulimet kriminale janë në rritje. Ky është konstatimi i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, e cila ka kërkuar edhe dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Incidentet e përditshme të përgjakshme dhe të shtënat konfirmojnë përkeqësimin serioz të sigurisë në rrugë dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe Ministrisë së Brendshme. Edhe sa jetë njerëzore duhet të kërcënohen përpara se Toshkovski të marrë përgjegjësinë për kaosin në rrugë dhe të japë dorëheqjen? Mbi 20 incidente të armatosura kanë ndodhur në 100 ditët e fundit të qeverisjes së DPMNE-së. Ky është rasti i tretë me radhë ku ka të shtëna në vetëm një muaj. Krahas Çairit, të shtëna ka pasur edhe në Haraçinë, Batincë, Hasanbeg, Rruga e Plastikave në Shkup, Tetovë.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

MPB: Po zbardhen rastet e incidenteve

Por, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me qëndrim se MPB-ja është duke i zbardhur rastet, përfshi edhe atë në Çair të Shkupit.

“SPB-Shkup e zbardhi rastin penalo-juridik, i cili ka ndodhur dje (14.10.2024) rreth orës 18:00 në Shkup në afërsi të komunës së Çairit, ku nga arma e zjarrit në këmbën e majtë është lënduar E.A. (35) nga Shkupi. Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera nga ana e nëpunësve policorë nga SPB-Shkup, njësiti jonë në koordinim me “Qytet i sigurt” Shkup, janë vërtetuar të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen penale. Për personat pjesëmarrës nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë me origjinë biologjike. Po ashtu janë përdorur aplikues të testit të barutit, janë siguruar video incizimet nga “Qyteti i sigurt”, si dhe është vërtetuar edhe automjeti me të cilin njëri prej autorëve ka mbërritur në vendngjarje, pas së cilës i njëjti është sekuestruar për përpunim kriminalistiko-teknik.”, thuhet në raportin e MPB-së.

Për incidentin në Çair, siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, janë privuar nga liria personi me iniciale L.A. (32) dhe I.T. (30), si dhe A.R. (29) dhe M.I. (32), persona të dënuar në vuajtje të dënimit me burg në Burgun e Idrizovës.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?