Ish-sulmuesi i njohur italian, Luca Toni, ka bërë një deklaratë shumë të fortë në lidhje me yllin e FC Bayern Munich, Harry Kane.
Toni nuk ka kursyer fjalët e mëdha për kapitenin e Anglisë, duke e cilësuar atë si sulmuesin më të mirë në botë. Ai theksoi se Kane është një nga të paktët “numër 9” klasikë që kanë mbetur në futbollin modern.
“Të vlerësoj shumë, të dua! Je ndër të paktët sulmues të vërtetë që kanë mbetur në këtë epokë, ku ka shumë sulmues të fshehtë. Për mua, je sulmuesi më i mirë në botë”, u shpreh Toni.
Këto deklarata vijnë në një moment kur Kane po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë në Evropë këtë sezon.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Mars, 2026 15:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.