Lufta në Ukrainë dhe nevoja e ngutshme e zgjerimit të Evropës

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 20:16

Lufta në Ukrainë dhe nevoja e ngutshme e zgjerimit të Evropës

Pushtimi i Rusisë e vërtetoi qëndrimin e tyre të vendosur kundër kërcënimit rus, ndërsa e dëmtoi seriozisht autoritetin e Berlinit dhe Parisit, të akuzuar për kënaqjen e kërkesave të Kremlinit të Vladimir Putinit. Është një hendek që Macron po synon ta kapërcejë. Dhe, zgjerimi i 2004-ës shënoi fillimin e ribashkimit të Evropës, është koha që ky proces të përfundojë

Nga Le Monde

Përvjetori i tij kaloi thuajse pa u vënë re, aq shumë është i tronditur kontinenti nga rikthimi i luftës në territorin e tij. Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia, ka lënë në hije një nga sukseset më të papritura dhe zhvillimore të Bashkimit Evropian: zgjerimin e madh të vitit 2004, i cili sapo ka festuar 20 vjetorin e tij. Dhe lufta që po vazhdon ende, e nënvizon akoma më shumë rëndësinë e asaj ngjarjeje. Më 1 maj 2004, 10 vende, duke përfshirë 3 ish-republika sovjetike dhe shumicën e shteteve të ish-Bllokut Lindor, iu bashkuan klubit të BE-së: Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe Qiproja dhe Malta. Anëtarësimi i tyre, i dha fund një procesi të gjatë të anëtarësimit që filloi pas Luftës së Ftohtë. Rumania dhe Bullgaria i pasuan në vitin 2007. Entuziazmi në këto dy vende është i vërtetë, ndërsa të tjerat kanë ndjenja të dykuptimta.

I mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ky zgjerim i madh e çimentoi fitoren e Evropës Perëndimore mbi regjimet e zhdukura komuniste, që qenë dikur nën thundrën e Bashkimit Sovjetik tanimë i shpërbërë. Megjithatë, ajo shënoi gjithashtu fillimin e një procesi të gjatë dhe ndonjëherë të dhimbshëm të ribashkimit për kontinentin e vjetër.

Ai ishte në vazhdën e ribashkimit të Gjermanisë, teksa Evropa “e vjetër” dhe “e re” e patën fillimisht të vështirë të ri-zbulonin njëra-tjetrën. Mjafton të kujtojmë përçarjet e shkaktuara nga lufta në Irak. Në vitin 2003, vendet që aplikonin për anëtarësim në BE – dhe që ishin gjithashtu kandidate për NATO – u rreshtuar në krah të SHBA-së për të rrëzuar Sadam Huseinin, kundër këshillës që jepnin Franca dhe Gjermania. “Ata humbën një mundësi të artë për ta mbyllur gojën”- tha ish-presidenti francez Jacques Chirac, gjatë një samiti evropian në Bruksel. “Këto vende janë sjellë jo shumë mirë, dhe janë shumë të pamatura në raport me rrezikun e përafrimit shumë të shpejtë me pozicionin e SHBA-së”. Ajo deklaratë jo vetëm që e befasoi shoqëruesin e tij, por pati edhe një efekt të qëndrueshëm në marrëdhëniet midis “anëtarëve të rinj” të BE-së dhe Francës, e cila prej kohësh ishte shumë e rezervuar për këtë përshpejtim të historisë.

Në vitin 2005, polemika mbi “hidraulikun polak” nxiti fitoren për votën “Jo” në referendumin francez mbi Kushtetutën evropiane. Dhe nënvizoi se si rreziqet e konkurrencës midis dy vendeve evropiane me standarde shpeshherë të ndryshme të jetesës.

Njëzet vjet më vonë, zgjerimi i madh nuk është absorbuar ende plotësisht, edhe nëse shkëmbimet midis 27 vendeve anëtare janë thelluar ndjeshëm. Dallimet kulturore dhe politike mbeten të theksuara midis anëtarëve “të vjetër” dhe “të rinj” – terma që për fat të mirë nisur të mos përdoren aq dendur – siç e kanë treguar debatet mbi çështjet e migracionit gjatë 15 viteve të fundit. Pak vende të Evropës Qendrore i janë bashkuar euros dhe bashkimit monetar, i cili konsiderohet si faza përfundimtare e integrimit evropian. Përkundrazi, disa prej tyre, duke filluar nga Hungaria e Viktor Orban, akuzohen për lëvizje jo-liberale dhe për shkelje të shtetit të së drejtës. Por Polonia po tregon se kjo nuk është një prirje e pakthyeshme. Që nga kthimi i Donald Tusk në pushtet në dhjetorin e vitit të kaluar, pas humbjes së shumicës së mëparshme ultra-konservatore dhe eurofobike, Varshava i ka thelluar reformat e saj evropiane. Ministri i saj i Jashtëm, atlantisti Radek Sikorski, sapo ka bërë thirrje që Evropa të bëhet një “fuqi gjeopolitike?”. Ishte një fjalim që i bëri jehonë thirrjeve të Emmanuel Macron për një “Evropë të fuqishme”. Dhe ai na jep një ide të peshës që ka të ngjarë të fitojnë vendet e Evropës Qendrore, veçanërisht që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Pushtimi i Rusisë e vërtetoi qëndrimin e tyre të vendosur kundër kërcënimit rus, ndërsa e dëmtoi seriozisht autoritetin e Berlinit dhe Parisit, të akuzuar për kënaqjen e kërkesave të Kremlinit të Vladimir Putinit. Është një hendek që Macron po synon ta kapërcejë.

“Edhe ne kemi humbur mundësinë për t’ju dëgjuar”- tha ai në Bratislavë gati një vit më parë, duke kundërshtuar fjalët e dikurshme të Chirac: “Ato ditë kanë mbaruar!”. Lufta në Ukrainë, e ka ndryshuar natyrën e zgjerimit, duke theksuar dimensionin e tij gjeopolitik. Kjo nuk është një çështje e re, pasi në vitet e pas Luftës së Ftohtë integrimi i vendeve postkomuniste eci paralelisht me zgjerimin e NATO-s. Frenimi i kërcënimit imperialist rus, është tani një objektiv i deklaruar publikisht. Ukraina, Moldavia dhe Ballkani Perëndimor janë kandidatë, ashtu si edhe Gjeorgjia, e cila është e ndarë mbi aspiratat e saj evropiane, me qeverinë që po luan kartën anti-perëndimore dhe pro-ruse dhe opozitën pro-perëndimore. “Rinisja e procesit të integrimit, po diktohet qartazi nga situata në Ukrainë, diçka që nxjerr në pah një pyetje të rëndësishme: deri në çfarë mase zgjerimi mund të sjellë siguri për shtetet fqinje, ndërkohë që forcon sigurinë e vendeve anëtare të BE-së? – pyet Piotr Buras, kreu i zyrës polake të Këshillit Evropian për Punët e Jashtme. Në Kiev, ashtu si në Varshavë, Bruksel, Berlin dhe Paris, përgjigja është tashmë e vetëkuptueshme.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?