Luis Enrique për Yamalin: “Askush nuk fiton kur krahasohet me Messin”
Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka vlerësuar Lamine Yamalin dhe Barcelonën në prag të përballjes me katalanasit në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se mënyra më e mirë për ta neutralizuar talentin spanjoll është të mos lejohet të marrë topin në pozicione të rrezikshme.
“Është shumë e vështirë për çdo mbrojtës nëse ai e merr topin në pozicione të rrezikshme. I gjithë ekipi duhet të punojë së bashku për ta ndalur”, u shpreh Luis Enrique.
Tekniku i PSG-së vlerësoi edhe trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, duke e cilësuar si një trajner të nivelit të lartë, me ide të qarta dhe një skuadër që luan futboll sulmues dhe ushtron presion të lartë.
Luis Enrique pranoi gjithashtu lidhjen e fortë emocionale me Barcelonën, ku ka luajtur dhe ka qenë trajner për gjashtë vite. Megjithatë, ai theksoi se tani përfaqëson PSG-në dhe dëshiron fitoren ndaj ish-klubit të tij.
Sa i përket krahasimeve mes Yamalit dhe Lionel Messit, trajneri spanjoll tha se talenti i Barcelonës duhet të përqendrohet te zhvillimi i vet dhe të bëhet versioni më i mirë i vetes, pa u krahasuar me argjentinasin, të cilin e konsideron lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.
Flaka













