Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka zbuluar se sezonin e kaluar kishte probleme brenda grupit, ndërsa ka vlerësuar ndikimin e trajnerit Andoni Iraola në ndryshimin e situatës.
“Sezoni i kaluar ishte shumë i vështirë për të gjithë ne. Ishte e qartë se unë nuk isha në nivelin tim më të mirë. Diçka nuk shkonte brenda grupit dhe ky trajner e ndryshoi këtë gjë”, deklaroi argjentinasi pas fitores 4-3 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
Mac Allister theksoi gjithashtu se mënyra e lojës së skuadrës ka ndryshuar ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit të ri.
“Stili ynë i lojës është krejt ndryshe. Nuk dua të bëj krahasime, por po e shijoj shumë futbollin”, u shpreh ai.
Mesfushori realizoi dy gola në fitoren ndaj Villarrealit, duke treguar shenja të rikthimit në formën e tij më të mirë. Ndërkohë, deklaratat e tij hedhin dritë mbi vështirësitë që Liverpooli përjetoi sezonin e kaluar dhe ndryshimet që ka sjellë Iraola në skuadër.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Tetor, 2026 09:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.