Man City siguron një marrëveshje të madhe e cila mund të ketë ndikim në të ardhmen e Guardiolës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 20:32

Man City siguron një marrëveshje të madhe e cila mund të ketë ndikim në të ardhmen e Guardiolës

Manchester City ka arritur marrëveshje me drejtorin e ri sportiv i cili do të zëvendësojë Txiki Begiristain që pritet të largohet në fund të sezonit.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se ‘Qytetarët’ kanë arritur marrëveshje me Hugo Vianan e Sporting Lisbonës i cili do të vijë si zëvendësues i Txiki Begiristain.

Begiristian kështu po i jep fund një aventure 12-vjeçare me Cityn, pasi kishte punuar nga afër me Pep Guardiolën një miqësi e cila nisi që prej kohës sa ishin bashkëlojtarë tëk Barcelona.

Ai fillimisht ishte paraparë që të jepte dorëheqje në moshën 55-vjeçare, por në fund vendosi që të vazhdonte edhe për pesë vite të tjera.

Mëngjesin e ditës së sotme (e premte), Romano dhe Daily Mail kanë dhuruar lajmin se drejtori i ri sportiv i Cityt do të jetë Hugo Viana.

Viana ka merita për një numër marrëveshjesh që u kompletuan tek Sportingu ndërsa këtë pozitë do ta ushtrojë që nga viti i ardhshëm.

Mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë kjo në të ardhmen e Pep Guardiolës, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të verës së ardhshme.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?