Manchester United “çmendet” pas Hugo Ekitike – Gati të thyejë bankën për sulmuesin francez!
Manchester United nuk po ndalet në merkato! Pas arritjes së marrëveshjes me Matheus Cunha nga Wolves, “Djajtë e Kuq” kanë hedhur sytë nga një tjetër emër bombastik në Bundesliga – sulmuesi Hugo Ekitike.
Sipas Sky Sport Germany, United ka hyrë në kontakt me Eintracht Frankfurtin për të shprehur interesin e tyre konkret për 22-vjeçarin francez, i cili këtë sezon ka shpërthyer me paraqitje fantastike. Ekitike u transferua nga PSG te Frankfurti dhe ka regjistruar 22 gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë.
Chelsea dhe Liverpool po ashtu janë në garë, megjithatë duket se Manchester United është më agresiv në qasjen e tij. Frankfurti, ndërkohë, nuk e ka ndërmend ta shesë lirë talentin e tij – vlera e kartonit të Ekitikes pritet të lëvizë mes 80 deri në 100 milionë euro.
Me kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029, Ekitike shihet si një nga sulmuesit më premtues të gjeneratës së re, dhe Manchester United duket i vendosur ta sjellë në “Old Trafford” për të nisur një epokë të re sulmuese.
Flaka
















