Manchester United godet në merkato, Andrey Santos drejt “Old Trafford”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2026 19:15

Manchester United godet në merkato, Andrey Santos drejt “Old Trafford”

Manchester United ka arritur marrëveshje të plotë me Chelsean për transferimin e mesfushorit brazilian, Andrey Santos. Sipas raportimeve, klubet kanë rënë dakord për një paketë financiare prej 50 milionë paundësh, e përbërë nga 48 milionë paundë fikse, 2 milionë në formë bonusesh, ndërsa Chelsea ka siguruar edhe një klauzolë për përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit.

22-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së nesërme, përpara se të firmosë një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”. Manchester United ka pranuar vlerësimin prej 50 milionë paundësh të kërkuar nga Chelsea, duke finalizuar kështu një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

Andrey Santos konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit brazilian dhe ardhja e tij pritet të forcojë ndjeshëm repartin e mesfushës së Manchester United për sezonin e ri.

Transferimi tashmë konsiderohet i mbyllur, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë menjëherë pas përfundimit të kontrolleve mjekësore dhe firmosjes së kontratës.

Flaka

395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2026 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?