Maqedonia e Veriut ka arritur të prodhon energji aq sa nuk ka pasur nevojë të importon

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:43

Maqedonia e Veriut ka arritur të prodhon energji aq sa nuk ka pasur nevojë të importon

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është prodhuar sasi e energjisë, aq sa e mbulon gjithë sasinë e konsumuar brenda atij muaji, ashtu që nuk ka importuar energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.8 % e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Sasia më e madhe e energjisë është prodhuar te temrocentralet (30.8 %), hidrocentralet (29.5 %), temorcentrat e kombinuara (29.3 %), panelet solare (6.3 %), turbinat e erës (2.9 %) dhe centralet e biogazit (1.2 %).

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, në korrik 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 446 827 МWh energji elektrike, 29.721 mil. nm3 gaz natyror, 290 582 ton qymyr dhe 103 770 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndryshe, ndotja me dioksid të sulfurit, pluhur dhe okside të azotit nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor vazhdoi edhe në vitin 2023, tregon kështu raporti i fundit Comply or close“ i publikuar nga Bankwatch.  Në vitin 2023, gjashtë vjet pas hyrjes në fuqi të rregullave për kontroll të ndotjes përmes Marrëveshjes për Komunitetin Energjetik, ndotja me dioksid të sulfurit nga termocentralet me qymyr në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi vazhdoi të ishte për 5,7 herë më e madhe se nivelet e lejuara, që paraqet një hap prapa krahasuar me vitin 2022 kur ishte për 5,6 herë mbi nivelin e lejuar.

Ndryshe, çdo e nënta vdekje e të porsalindurve në Maqedoninë e Veriut, është pasojë e ajrit të ndotur. Prej vitesh, ky vend është ndër të parët në Evropë sa i përket ajrit të ndotur, por vetëm 0.8 për qind e buxhetit ndahet për mjedisin.

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?