Mashtrim me prejardhjen e vezëve, kompania gjobitet vetëm 1.400 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 10:36

Mashtrim me prejardhjen e vezëve, kompania gjobitet vetëm 1.400 euro

Para Pashkëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shkatërruar rreth 40 ton vezë të importuara nga Serbia, të cilat dyshohej se do të hidheshin në tregun e Maqedonisë së Veriut si “vezë me origjinë maqedonase”.

Sipas AUV-së, në një nga dërgesat janë gjetur 270 mijë vezë, ndërsa në tjetrën 302.400 vezë të pashënuara, të cilat dyshohet se duhej të etiketonin në mënyrë të parregullt si produkte vendore, duke krijuar konkurrencë të padrejtë ndaj prodhuesve vendas.

Vezët e sekuestruara, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, janë asgjësuar në deponinë e Drisllës, si pjesë e kontrolleve të intensifikuara para festës së Pashkëve.

Nga AUV bëjnë të ditur se kompania importuese, e regjistruar në agjenci, është gjobitur me 1.400 euro për shkeljen e konstatuar.

“Operatori i ushqimit u gjobit me 1.400 euro, ndërsa vezët e pasigurta u shkatërruan pa rrezik. Për këtë dhe operatorët e tjerë të vezëve janë në fuqi kontrolle të shtuara inspektuese,” thuhet në deklaratën e AUV për “Sloboden Peçat”.

Nga agjencia gjithashtu theksojnë se nuk kanë hasur në presione apo ndikime në punën e tyre lidhur me rastin dhe se institucionet kanë vepruar në kohë për të parandaluar vendosjen e produkteve të pasigurta në treg.

AUV shton se deri më tani ky është rasti i vetëm i këtij operatori që ka rezultuar me import të pasigurt dhe se ndaj tij nuk është ngritur kallëzim penal. Gazeta Flaka

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 10:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?