Talenti argjentinas Franco Mastantuono është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato, pasi disa klube kanë shfaqur interes për një huazim të mundshëm të tij.
Sipas raportimeve nga Italia, Fiorentina dhe Roma kanë nisur lëvizjet për mesfushorin ofensiv, ndërsa interesim për lojtarin ekziston edhe nga klube në Spanjë dhe Francë.
Real Madridi, që siguroi shërbimet e Mastantuonos, po vlerëson me kujdes hapin e ardhshëm për zhvillimin e tij. Klubi madrilen preferon që argjentinasi të huazohet në një skuadër europiane, në vend të një rikthimi te River Plate.
Ideja e “Los Blancos” është që talenti 18-vjeçar të fitojë më shumë minuta dhe eksperiencë në futbollin europian përpara se të rikthehet në Madrid.
Mastantuono konsiderohet një nga talentet më premtues të Argjentinës dhe tashmë klubet italiane po monitorojnë situatën e tij, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për të.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Korrik, 2026 15:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.