Mazllami: Ditë historike për Rekën e Epërme, asfaltimi i rrugës hap perspektiva të reja zhvillimi

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 18 Qershor, 2026 21:21 Përditësuar

Mazllami: Ditë historike për Rekën e Epërme, asfaltimi i rrugës hap perspektiva të reja zhvillimi

Mësimdhënësi në shkollën e Nistrovës dhe banori i zonës, Valmir Mazllami, e ka cilësuar si një “ditë historike” nisjen e asfaltimit të pjesës më të madhe të rrugës që lidh fshatrat e Rekës së Epërme.

Sipas tij, ky projekt vjen pas shumë vitesh pritjeje dhe angazhimi të banorëve për përmirësimin e infrastrukturës në këtë krahinë.

Më në fund, pas shumë vitesh pritjeje, mundimesh, kërkesash dhe anashkalimesh, pjesa më e madhe e rrugës që çon drejt fshatrave të Rekës së Epërme do të asfaltohet. Ky është një lajm i madh për banorët, mërgimtarët dhe të gjithë ata që e duan këtë trevë”, ka deklaruar Mazllami.

Ai vlerëson se asfaltimi i rrugës do të krijojë kushte më të mira për restaurimin dhe mirëmbajtjen e shtëpive të vjetra, por edhe për investime të reja që mund të ndikojnë në zhvillimin e zonës.

Me asfaltimin e rrugës do të krijohen mundësi edhe më të mira për restaurimin dhe mirëmbajtjen e shtëpive tona të vjetra, si dhe për investime të reja që do t’i japin jetë dhe zhvillim kësaj zone të bukur”, theksoi ai.

Mazllami shtoi se infrastruktura e përmirësuar do t’ua lehtësojë vizitat edhe atyre që deri më tani nuk kanë pasur mundësi të njihen nga afër me Rekën e Epërme.

Tani edhe ata që nuk kanë qenë kurrë në këto fshatra do ta kenë shumë më të lehtë t’i vizitojnë dhe të njohin nga afër bukuritë, historinë dhe traditat e kësaj krahine”, u shpreh ai.

Në fund, ai falënderoi banorët e Rekës për këmbënguljen e tyre ndër vite, si dhe kryetarin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakupovski, për kontributin në realizimin e projektit.

Ta gëzojmë sa më shpejt këtë investim dhe u bëftë ky vetëm hapi i parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të Rekës së Epërme”, përfundoi Mazllami. Gazeta Flaka

67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 18 Qershor, 2026 21:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?