Mbi 4.000 bomba të Luftës së Parë Botërore të zbuluara këtë vit në Manastir

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2026 14:54

Mbi 4.000 bomba të Luftës së Parë Botërore të zbuluara këtë vit në Manastir

Përfundoi gërmimi dhe largimi i sigurt i 2.262 mjeteve shpërthyese të pashpërthyera, përfshirë granata trombloni dhe bomba dore nga Lufta e Parë Botërore, të zbuluara në afërsi të lagjes së fundit të shtëpive në Manastir, pranë lokalitetit Tumbe Kafe.

Mjetet shpërthyese ishin të vendosura rreth 200 metra në vijë ajrore nga shtëpitë më të afërta. Ato peshonin gjithsej rreth 1,1 ton, ndërsa përmbanin afërsisht 135 kilogramë eksploziv, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.

Në operacion morën pjesë piroteknikë profesionistë të DMSH-së, përfshirë edhe banorin e Bitolës, Gjorgji Stefanov, si dhe tre ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të angazhuar aktualisht në Drejtori me kontratë në vepër.

Bëhet fjalë për Toni Toshevskin dhe Zoran Smilevskin, ish-pjesëtarë të njësisë speciale “Tigrat”, si dhe Pece Kokarovskin, ish-pjesëtar të Departamentit për Antiterrorizëm.

“Piroteknikët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim gjatë ditëve të fundit e përmbyllën numrin prej 2.262 granatave trombloni dhe bombave të dorës të pashpërthyera”, deklaroi Angellov, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në aksion.

Ai u bëri apel qytetarëve që të raportojnë menjëherë nëse hasin mjete shpërthyese të pashpërthyera, pavarësisht nëse bëhet fjalë për bomba dore, granata artilerie, minahedhëse apo bomba ajrore.

Raportimet mund të bëhen në numrin pa pagesë 112, pas së cilës shërbimet kompetente do të ndërmarrin veprimet për largimin e tyre të sigurt.

“Siguria e qytetarëve është gjithmonë në vend të parë”, theksoi Angellov.

Në të njëjtin lokacion më herët ishin zbuluar edhe mjete të tjera shpërthyese të pashpërthyera. Me këtë aksion, numri i bombave të larguara gjatë këtij viti në këtë zonë ka kaluar 4.000. Flaka

407

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Nëntor, 2026 14:54
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
407

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë